Hani Elezit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Hani Elezit

Se bashku me nje qellim
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shuster: Nė “Bernabeu” tė gjithė na e kanė frikėn!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
solomente16
V.I.P
V.I.P
solomente16


Numri i postimeve : 176
Join date : 14/02/2008
Age : 32
Location : //

Shuster: Nė “Bernabeu” tė gjithė na e kanė frikėn! Empty
MesazhTitulli: Shuster: Nė “Bernabeu” tė gjithė na e kanė frikėn!   Shuster: Nė “Bernabeu” tė gjithė na e kanė frikėn! Icon_minitimeWed Mar 26, 2008 2:53 am

Trajneri i Realit tė Madridit, Bernd Shuster, ėshtė i vetėdijshėm se skuadra e tij vazhdon tė mbetet e fortė nė “Santiago Bernabeu” dhe qė asnjė skuadėr nuk ka arritur t’ia marrė tė paktėn edhe njė barazim. Tekniku gjerman dėshiron qė kjo ecuri pozitive tė vazhdojė edhe nė ndeshjen e sotme kundėr Vilarealit. “E dimė qė jemi shumė tė fortė nė fushėn e lojės dhe qė duam tė vazhdojmė pa humbur pikė. Eshtė e vėrtetė qė skuadra ka bėrė njė punė shumė tė mirė deri tani, megjithatė duhet tė vazhdojmė kėshtu deri nė fund. Kundėr Vilarealit do tė jetė njė ndeshje shumė e vėshtirė, por mendoj se nė fushėn tonė dimė se si t’i mposhtim kundėrshtarėt tanė. Vilareali ėshtė njė nga katėr skuadrat e Spanjės qė luan mė mirė futboll dhe ka lojtarė shumė cilėsorė. Pėr kėtė, ne duhet tė tregohemi shumė tė kujdesshėm pėr tė mos pėsuar ndonjė surprizė”. Nė takimin e parė nė “El Madrigal” Reali ka fituar 5-0, por Shuster mendon se rezultati i ndeshjes sė parė nuk ka tė bėjė fare me takimin e sotėm. “Do tė jetė njė ndeshje krejt ndryshe. Jam i bindur qė nuk do tė jetė njė takim aq i lehtė sa ai i fazės sė parė. Nė ndeshjet e fundit Vilareali ėshtė pėrmirėsuar shumė dhe do ta kemi tė vėshtirė tė pėrsėrisim tė njėjtin rezultat. “Bernabeu” ėshtė fortesa jonė dhe nuk duam tė humbasim pikė. Pėr mė tepėr, ēdo gabim nė kėtė fazė do tė na kushtonte shumė shtrenjt”. Pėr takimin e sotėm, Realit i janė rikuperuar tre lojtarė shumė tė rėndėsishėm si Roben, Metcelder dhe Balboa. “Jam shumė i lumtur pėr rikthimin e tyre. Tė tre janė lojtarė shumė tė rėndėsishėm pėr skuadrėn dhe jam i bindur qė nė takimet e mbetura do tė na ndihmojnė tė arrijmė maksimumin. Roben ka qenė i pafat qė nė momentin qė ka veshur fanellėn e Realit, sepse ka pėsuar shumė dėmtime gjatė kėtij sezoni, por shpresoj qė tani tė gjejė formėn e tij mė tė mirė. Ėshtė njė lojtar i madh dhe jam i bindur se tė gjithė do ta shohin Robenin nė nivelet mė tė larta”.

Reali kėrkon fitoren e 17 radhazi nė fushėn e tij

Pas suksesit tė arritur nė “Vicente Calderon”, Reali i Maddridit do tė kėrkojė fitoren pėrballė Vilarealit, ndeshje e cila do tė luhet nė “Santiago Bernabeu”. Nė fushėn e tij, skuadra madrilene nuk ka humbur asnjė pikė deri tani, duke i fituar tė gjitha takimet. Reali ka arritur 16 fitore radhazi nė “Bernabeu”, rekord i cili ka filluar qė sezonin e kaluar dhe sot kundėr Vilarealit do tė kėrkojė suksesin e 17-tė. Faktori “Bernabeu” ka qenė shumė i rėndėsishėm pėr madrilenėt, tė cilėt kėtė sezon janė kthyer nė njė skuadėr solide,duke thyer dhe shumė rekorde. Skuadra e drejtuar nga Bernd Shuster po bėn gjithēka mirė kėtė sezon dhe nė “Santiago Bernabeu’ jo vetėm i ka dhėnė tifozerisė kėnaqėsinė e fitores, por edhe ka shfaqur spektakėl, qė i mungonte aq shumė.

Nihat: Jo revansh, por tri pikėt!

Sulmuesi turk i Vilarealit shprehet se skuadra e tij nuk do

tė kėrkojė hakmarrjen nė pėrballjen e sotme me Realin

Nė ndeshjen e fazės sė parė, Reali i Shusterit mundte Vilarealin 5-0 nė “El Madrigal”, njė rezultat qė as ultrasit madrilenė nuk e kishin menduar. Sot, do tė luhet ndeshja e kthimit, megjithatė nė kampin e Vilarealit tė gjithė mendojnė pėr tė marrė tri pikėt dhe jo pėr hakmarrje. Ka qenė sulmuesi turk Nihat Kaveci, i cili ka folur nė konferencėn pėr shtyp nė prag tė ndeshjes sė sotme. “Do tė shkojmė nė Madrid pėr tė bėrė njė gjė tė rėndėsishme pėrballė skuadrės sė parė nė klasifikim dhe njė ndėr klubeve mė tė mėdha nė botė. Nuk do tė kėrkojmė hakmarrjen, por duam vetėm tė marrim tri pikėt. Ndeshja e fazės sė parė ishte vetėm njė aksident dhe ne do tė mundohemi ta provojmė se ishte pikėrisht i tillė”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.hugobossat.piczo.com
 
Shuster: Nė “Bernabeu” tė gjithė na e kanė frikėn!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si Do Vepronit Kur per Nje Qast e Shihni Personin qe e Doni me Gjithe Zemer ne Krahet e Tjeter Kujt.... ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Hani Elezit :: Sporti :: Sportet tjera...-
Kėrce tek: