Hani Elezit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Hani Elezit

Se bashku me nje qellim
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shkenca moderne zbulon mrekullitė e reja nė Kur'an.

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Habi
WebMaster/Administrator
WebMaster/Administrator
Habi


Numri i postimeve : 170
Join date : 12/02/2008

Shkenca moderne zbulon mrekullitė e reja nė Kur'an. Empty
MesazhTitulli: Shkenca moderne zbulon mrekullitė e reja nė Kur'an.   Shkenca moderne zbulon mrekullitė e reja nė Kur'an. Icon_minitimeSat Feb 16, 2008 5:33 pm

Shkenca moderne zbulon mrekullitė e reja nė Kur'an.


Katėrmbėdhjetė shekuj mė pare, Zoti zbriti Kuranin pėr tė udhėzuar njerėzit nė rrugėn e vėrtetė. Qė prej ditės sė shpalljes sė tij e deri nė Ditėn e Gjykimit, ky libėr i fundit hyjnor do tė mbesė udhėzimi i vetėm pėr ta.

Stili i pakrahasueshėm i Kuranit dhe urtėsia e tij e pėrkryer janė tregues tė qartė se ai ėshtė me tė vėrtetė fjala e Zotit. Pėrveē kėsaj, Kurani ka mjaft veēori tė tjera tė mrekullueshme, tė cilat vėrtetojnė se ai ėshtė me tė vėrtetė njė libėr hyjnor. Njė prej kėtyre veēorive ėshtė fakti se njė numėr i konsiderueshėm i fakteve shkencore, tė cilat njeriu mundi t'i zbulonte vetėm me ndihmėn e teknologjisė sė shekullit XX, janė shpallur nė Kuran 1400 vjet mė parė.

Sigurisht qė nuk mund tė pretendojmė qė Kurani ėshtė njė libėr shkencor, pasi qėllimi i shpalljes sė tij nuk ėshtė shtjellimi i fakteve shkencore apo shpjegimi i dukurive natyrore, por siē e thamė dhe mė lart, udhėzimi i njerėzve drejt sė vėrtetės. Megjithatė, nė Kuran gjejmė shumė fakte shkencore, tė cilat janė zbuluar nė mėnyrė tė plotė vetėm nė saje tė fjalės sė fundit tė teknologjisė bashkėkohore. Kėto fakte shkencore as qė mund tė perceptoheshin apo imagjinoheshin nė kohėn e shpalljes sė tij, gjė qė vėrteton akoma mė tepėr prejardhjen e tij hyjnore.

Qė tė kuptojmė mrekullitė shkencore nė Kuran, sėpari duhet tė hedhim njė vėshtrim nė nivelin e shkencės qė mbizotėronte nė kohėn e shpalljes sė kėtij libri hyjnor.

Nė shekullin VII, nė shoqėrinė arabe ekzistonin shumė bestytni, me tė cilat ishin pėrzier edhe ēėshtjet shkencore. Mungesa e teknologjisė sė duhur, me anė tė sė cilės do tė studioheshin tė fshehtat e natyrės dhe universit, i la kėta arabė tė hershėm nėn ndikimin e bestytnive dhe legjendave tė trashėguara nga brezat e mėparshėm. Pėr shembull, ata supozonin se ishin malet ato qė e mbanin qiellin lart. Ata besonin se toka ishte e sheshtė dhe nė dy skajet e saj ndodheshin male tė larta, tė cilat ishin shtyllat qė mbanin qiellin lart.

Sidoqoftė, tė gjitha kėto besime tė kota tė shoqėrisė arabe u zhdukėn me zbritjen e Kuranit. Nė ajetin e dytė tė sures Er-Rra'd thuhet: "Zoti ėshtė Ai qė i ngriti qiejt pa asnjė shtyllė..." Ky ajet hodhi poshtė besimin e trashėguar tė arabėve se qielli qėndron lart i mbajtur prej maleve. Nė mjaft ēėshtje tė tjera janė shpallur tė dhėna tepėr tė rėndėsishme dhe tė sakta, nė njė kohė kur askush s'kishte asnjė njohuri pėr to. Kurani, i cili zbriti nė kohėn kur njerėzit dinin shumė pak rreth astronomisė, fizikės ose biologjisė, pėrmban argumente bazė mbi njė sėrė dukurish tė ndryshme, si krijimi i Universit, krijimi i qenieve njerėzore, struktura e atmosferės apo ekuilibri delikat, i cili bėn tė mundur jetėn nė tokė.

Tani, le tė shqyrtojmė sė bashku disa mrekulli shkencore tė shpallura nė Kuran.

KRIJIMI I UNIVERSIT

Nė ajetin e mėposhtėm, pėrshkruhet origjina e universit:

"Ai ėshtė Krijuesi fillestar i qiejve dhe i tokės (pa pasur asnjė shembull)..."(El-En'am 101)

Pėrfundimi, nė tė cilin ka arritur astrofizika sot, ėshtė se i tėrė universi, sė bashku me dimensionet e lėndės dhe tė kohės, erdhi nė ekzistencė si rezultat i njė shpėrthimi tė madh, i cili ndodhi menjėherė. Ky fenomen i njohur me emrin "Big Beng", vėrtetoi se universi ishte krijuar nga asgjėja si rezultat i njė shpėrthimi nė njė pikė tė vetme. Qarqet shkencore moderne janė tė njė mendimi nė lidhje me faktin se Big Bengu ėshtė i vetmi shpjegim i arsyeshėm dhe i vėrtetuar i zanafillės sė universit dhe i mėnyrės sė krijimit tė tij.

Para Big Bengut, lėnda nuk ekzistonte. Nga kjo gjendje mosekzistence, nė tė cilėn as lėnda, as energjia, madje as koha nuk ekzistonin - dhe kjo mund tė pėrshkruhet vetėm nė mėnyrė metafizike - arrijmė nė pėrfundimin se lėnda, energjia dhe koha janė tė tėra tė krijuara. Ky argument ėshtė njė nga zbulimet e fundit tė fizikės bashkėkohore, i cili ėshtė shpallur nė Kuran 1400 vjet mė parė.

Aparaturat e ndjeshme nė bordin e satelitit hapėsinor COBE, i cili u lėshua nga NASA mė 1992, arriti tė kapte dukshėm pjesė tė mbetura tė Big Bengut. Ky zbulim shėrben si dėshmi pėr Big Bengun, i cili ėshtė shpjegimi shkencor i faktit se universi u krijua nga asgjėja.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.hanielezit.ch
 
Shkenca moderne zbulon mrekullitė e reja nė Kur'an.
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Hani Elezit :: Besimet fetare :: Feja Islame-
Kėrce tek: