Pas 70 vjetėsh i largohet plumbi
Njė veterani 88-vjeēar tė Luftės civile spanjolle i ėshtė larguar plumbi nga krahu i tij, pas pothuajse shtatė dekadash.
Faustino Olivera ėshtė duke u shėruar nė njė spital nė Barbastro, nė veri tė Spanjės, pasi qė doktorėt kanė kryer njė operacion pėr tia larguar njė kokėrr qė shkaktonte dhimbje nė krahun e tij tė majtė.
Ata ishin mbetur tė habitur kur kanė nxjerrė njė plumb tė shtirė nga njė armė jashtėzakonisht e vjetėr si Mauser 98, raporton Daily Telegraph.
Zotėriut Olivera i kujtohet momenti kur ishte qėlluar gjatė Betejės sė Ebros. "Ne ishim fshehur afėr njė ferme kur diku pasdite, mė 11 nėntor tė vitit 1938, u plagosa", kujton ai.
Ai ka thėnė se e kishte ndier se iu kishte formuar njė kokėrr nė krah para dy vitesh por kishte menduar se ishte njė cist. Doktorėt nuk kishin vendosur tė intervenonin, derisa cisti nuk kishte filluar ti shkaktonte dhimbje plakut.